Pavarësisht nëse qëndroni zgjuar deri vonë sipas dëshirës ose për shkak të orarit të punës, një studim i ri paralajmëron se ky zakon mund të jetë duke vënë në rrezik shëndetin tuaj.
Siç zbulohet nga hulumtimi, i publikuar në Annals of Internal Medicine, ata që i përkasin njerëzvë që rrijnë gjuar deri vonë, priren të përballen me një rrezik 19% më të lartë të zhvillimit të diabetit në krahasim me të tjerët.
“Kronotipi, ose preferenca cirkadiane, i referohet kohës së preferuar të gjumit dhe zgjimit të një personi dhe është pjesërisht e përcaktuar gjenetikisht, kështu që mund të jetë e vështirë të ndryshohet. Ata që preferojnë t’i zhvendosin aktivitetet e tyre në mbrëmje mund t’u duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje stilit të tyre të jetesës, sepse orari i tyre i mbrëmjes mund të shtojë një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit të tipit 2″, thekson Dr. Tianyi Huang.
Hulumtimet e mëparshme nga ekipi shkencor zbuluan se njerëzit me orare të parregullta të gjumit kishin një rrezik në rritje të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata vunë re gjithashtu se njerëzit me kronotipe të mbrëmjes prireshin të kishin orare më të parregullta të gjumit. Me këtë studim të ri, studiuesit synuan të hetojnë lidhjen midis kronotipit dhe rrezikut të diabetit, duke marrë parasysh zakonet e jetesës
Për ta vënë në praktikë këtë, ata analizuan të dhënat nga më shumë se 63,000 infermiere femra, duke marrë parasysh kronotipin e vetë-raportuar, cilësinë e dietës, peshën, indeksin e masës trupore (BMI), kohën e gjumit, si dhe zakonet e konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit.
Rreth një në nëntë pjesëmarrës u identifikuan me një model të qartë të qëndrimit zjaru natën, ndërsa rreth 35 përqind raportuan një model të rregullt. Gratë e mbetura u kategorizuan si “ndërmjet”, që do të thotë se ato nuk identifikoheshin qartë si tipe të mëngjesit apo të natës ose treguan vetëm një preferencë të lehtë për njërën mbi tjetrën.
Përpara përshtatjes për faktorët e stilit të jetesës, kronotipi i mbrëmjes shoqërohej me një rritje prej 72% të rrezikut të diabetit. Pas rregullimit, rreziku mbeti i ngritur në 19%, ndërsa vetëm 6% e atyre me stile jetese më të shëndetshme kishin kronotipe të mbrëmjes, krahasuar me 25% në mesin e atyre me stile jetese më pak të shëndetshme.
Ekipi hulumtues zbuloi se rreziku në rritje i lidhur me qëndrimin zgjuar gjatë natës, ishte i dukshëm vetëm tek infermierët që punonin me turne të ditës dhe jo tek ata që punonin gjatë natës.
“Kur kronotipi nuk përkonte me orët e punës pamë një rritje të rrezikut të diabetit të tipit 2. Ky ishte një tjetër gjetje shumë interesante që sugjeron se planifikimi më i individualizuar i punës mund të ishte i dobishëm”, shtoi Dr. Huang.
Studiuesit tani synojnë të hetojnë përcaktuesit gjenetikë të kronotipit dhe lidhjen e tij të mundshme jo vetëm me diabetin, por edhe me sëmundjet e zemrës.
“Nëse ne mund të identifikojmë një lidhje shkakësore midis kronotipit dhe diabetit ose sëmundjeve të tjera, mjekët mund të përshtatin më mirë strategjitë e parandalimit për pacientët e tyre,” përfundon Dr. Sina Kianersi, autorja e parë e studimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al