KQZ, Lleshi: 6 maji, afati i fundit për listat e kandidatëve

Apr 30, 2013 | 12:25

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ne mesdite mbledhjen e radhes, edhe sot me kater anetare per miratimin e disa qendrave te votimit ne ambiente private dhe vezhguesit e Qendres “Polit On”.

Para nisjes se shqyrtimit te rendit te dites, kryetarja e KQZ ka sqaruar edhe njehere afatin e fundit per dorezimin e listave shumemerore te kandidateve per deputete nga ana e partive politike, pjese e zgjedhjeve te 23 qershorit.

“Afati i fundit eshte data 4 maj, por duke qene se bie dite e shtune e pas saj e diela, e kemi ndare perfundimisht afati i fundit eshte data 6 maj, ora 24.00 e mbremjes”- tha ajo.

Sipas relacionit te mbledhjes se sotme mesohet se ne rend dite eshte se pari  shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e Vëzhguesve të Qendrës “Polit On”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.

Pas tij, anetaret e KQZ do te shqyrtojne Projekt-vendimin: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ambjente private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.

Qendra ne ambjente private jane miratuar ne Tirane, Durres, Lezhe, Shkoder dhe Fier.

 

© Panorama.al

Te lidhura