KSAMIL- Grindja për motive familje degjeneron në përdorimin e armëve mes kunetërish, por për fat nuk janë shënuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, paraditen e sotme. Sipas të dhënave të policisë, qyteza është tronditur nga të shtëna të njëpasnjëshme me armë zjarri.
Autor i ngjarjes është shtetasi Ëngjëll Malko, 56-vjeç, i cili ka goditur me një armë zjarri tip “Kallashnikov” në drejtim të shtetasit Arjan Kamberi dhe banesës së tij. Policia informon se Kamberi është kunati i autorit dhe grindja ka nisur për motive të dobëta familjare.
Pas mbërritjes së policia autori është ngujuar në banesë. Në këtë situatë janë njoftuar forcat speciale RENEA, të cilat pasi janë nisur, janë rikthyer sërish në bazë, teksa inspektori i zonës së Ksamilit, pas rreth një ore negociatash, ka arritur të bindë Ëngjëll Malkon, të vetëdorëzohet.
Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që autori po i nështrohet procesit hetimor, ku si provë materiale janë sekuestruar disa gëzhoja si dhe arma e krimit. Shpresa Dine
© Panorama.al











