Qëllohen vëllezërit, njëri vdes, tjetri plagoset

Feb 16, 2012 | 20:15
Foto Ilustruese

MILOT- Një sulm me armë ndaj dy vëllezërve, i ka marrë jetën njërit, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Milot. Nuk ka shumë detaje për ngjarjen, ndërsa policia nuk zbulon identitetin e dy vëllezërve.

Viktima mesohet se eshte 22 vjeç, ndersa i plagosuri, 20 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarja, nga ku ka nisur hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit. Mbeten te paqarta, ende edhe per policine, shkaqet qe kane çuar ne ngjarjen e rende.

 

© Panorama.al

Te lidhura