ATHINE-Mikel Këndezi, i fundit i te akuzuarve nga drejtesia shqiptare si pjesemarres ne masakren e Qafë Gjashtës, në vitin 1997 eshte arrestuar mengjesin e sotem nga policia greke.
Mediat greke, duke iu referuar policise kane bere me dije se Kendezi mbahej ne vezhgim dhe ne momentin e prangosjes, nuk beri rezistence. Ai u ndalua ne qender te Athines dhe ne operacion moren pjese Agjentet e Krimeve te Renda te Drejtorise se policise se kryeqytetit grek.
Pak kohë më vonë edhe Zyra Qëndrore e Interpol Tirana njoftoi se Mikel (Flamur) Aleks KËNDEZI, 49 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Sarandë është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Dyshimet se ai ishte ne Greqi bene qe te hetohej ne kete drejtim dhe adresa e tij mesohet se u ishte dhene policise greke prej homologeve shqiptare, te cilet kishin kohe qe po detajonin planin per arrestimin e tij.
Kendezi do te ekstradohet tashme per llogari te drejtesise sone dhe me kete hap, i jepet fund hetimit per Masakren e Qafe Gjashtes .
Ai eshte denuar ne mungese nga Gjykata e Krimeve te Renda me 11 vjet burg, qe tashme pritet t’i vuaje.
© Panorama.al











