Pyjet do jepen me koncesion, Mediu: Do vendosim për afatet

Jul 6, 2011 | 10:29

Kompanitë që shfr-ytëzojnë lëndën drusore përdorin një teknologji të vjetruar dhe jashtë standardeve.Ato nuk plotësojnë kushtet që parashikohen në lejen 1-vjeçare që kanë për shfrytëzimin e hapësirave pyjore. Këtë fakt e pranoi dje hapur edhe kreu i Mjedisit, Fatmir Mediu. Ai shtoi se për kontrata të gjata koncesionare me kompanitë duhet që të plotësohen të gjitha detyrimet, në të kundërt, ato do të penalizohen. “Kemi shumë kompani, të cilat shfrytëzojnë pyjet, mbi 250, të cilat në shumë raste nuk kanë as teknologjinë, as standardet dhe as nivelin profesional të gjykimit të drejtë për shfrytëzimin e pyjeve. Ka ardhur koha që ndoshta ne duhet të shikojmë në një marrëdhënie me afatgjatë koncesionare, por sidomos me firma, të cilat duhet të kenë kritere të qarta të teknologjisë që përdorin. Pa dyshim edhe një mbështetje të qartë dhe një garanci të qartë financiare. Duhet patjetër që ato të garantojnë në sipërfaqe që i shfrytëzojnë të gjithë logjistikën e nevojshme për mbrojtjen e pyjeve karshi zjarreve”, tha Mediu. Ai shtoi se komunat dhe bashkitë, të cilat janë pjesë e decentralizimit të sipërfaqeve pyjore, duhet të mos neglizhojnë detyrimet që u ngarkohen. “Transferimi i pyjeve, shpesh shoqëruar me transferimin e pyjeve joproduktive, që do të thotë që mungesa e interesit e drejtpërdrejtë në nivel komunal për atë që ne i transferojmë. Pra, një mungesë interesi për t’i menaxhuar ato drejt”, tha Mediu. Një tjetër kërcënim për shkatërrimin e pyjeve është edhe përdorimi i tyre për ngrohje. Disa vlerësime tregojnë se rreth 2 milionë metra kub dru përdoren në vit vetëm për ngrohjen e banesave. Ministria po vazhdon proceset e decentralizimit me transferimin e rreth 66.000 ha te pyjeve e kullotave tek Komunat e bashkitë, për te çuar vendim-marrjen mbi ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre burimeve lokale tek njerëzit që jetojnë dhe varen nga pyjet, lidhur me mjetet e jetesës dhe mirëqenien. “Ne jemi ne procesin e krijimit te Shërbimit Këshillimor te Pyjeve dhe Kullotave, për te mbështetur komunat dhe bashkitë ne përgjegjësitë dhe rolet e reja, për te siguruar përdorimin e qëndrueshëm te pyjeve dhe kullotave, tha Mediu.

250 kompani
në vendin tonë shfrytëzojnë pyjet. Ato, në shumë raste nuk kanë as teknologjinë, as standardet dhe as nivelin profesional të gjykimit të drejtë për shfrytëzimin e pyjeve

 

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura