Putin: Do të vazhdoj luftën për Rusinë

Feb 24, 2012 | 10:44
Vladimir Putin

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim patriotik në një stadium të Moskës, si pjesë e fushatës së tij për t’u rizgjedhur President, ku ishin mbledhur 130 mijë veta. Ai tha se nuk do të tolerojë asnjë fuqi të huaj që të ndikojë në çështjet e brendshme të vendit, duke thënë se për këtë do të vazhdojë luftën e tij personale, si luftë për Rusinë. Stadiumi “Luzhniki” ishte mbuluar nga flamujt e shumtë rusë dhe të partisë së Putinit,  “Rusia e Bashkuar”. Putin u përball me kundërshtime të forta ndërkombëtare dhe brenda vendit pas zgjedhjeve parlamentare të muajit dhjetor, të cilat u cilësuan të manipuluara dhe shkaktuar protesta të forta nga opozita. Putin kishte zgjedhur për të mbajtur fjalimin, ditën e ushtrisë ruse, dhe i dha atij nota të forta patriotike. Deri tani Putin është kandidati më i fortë për të fituar Presidencën ruse, duke marrë kështu mandatin e tij të tretë (jo-radhazi) presidencial.

© Panorama.al

Te lidhura