Letra dashurie të burrave të mëdhenj
Botimet DUDAJ
Mblodhi dhe shqipëroi:
Elona Varfi
Nr. faqe: 136
Çmimi: 700 lekë
Prej ditës së djeshme në treg
E kujtoni librin e mrekullueshëm romantik me letra dashurie, që Carrie lexon me Big në filmin “Sex and the City”? Fansat nxituan të blinin kopjet e tij, por zbuluan se libri i bukur nuk ekzistonte. Për fat të keq, libri “Letra dashuria të burrave të mëdhenj” nuk ishte i vërtetë! Megjithatë, meqë të gjitha letrat që përmenden në film ekzistojnë, duke përfshirë dhe atë të Beethoven-it, cituar nga Big-u në ceremoninë e tyre të dasmës, ne kemi vendosur ta publikojmë këtë dhuratë të mrekullueshme për vete dhe për ju.












