Pushohet padia e Nexhmije Hoxhës ndaj Blendi Fevziut

Sep 5, 2012 | 12:29

Nexhmije Hoxha

Prokuroria: Ka mungesë fakti, materialet e Enverit s‘u dorëzuan në Arkiv.

Pushohet për mungesë fakti padia e Nexhmije Hoxhës ndaj gazetarit Blendi Fevziu. Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund veprimeve hetimore që lidhen me kallëzimin e bërë nga familjarët e ish-diktatorit për “përhapje të sekreteve vetjake” në librin me titull “Enver Hoxha”, që ka për autor gazetarin Blendi Fevziu. Burime nga organi i akuzës kanë thënë se pas veprimeve hetimore të kryera për disa muaj që nga marsi i këtij viti, është arritur në përfundimin se fakti i pretenduar në padinë penale nuk ekziston. Konkretisht, në kallëzimin penal të bërë nga djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha dhe bashkëshortja e tij Teuta, si dhe nga Nexhmije Hoxha, është pretenduar se libri i Blendi Fevziut përmban dokumente e të dhëna private, personale e vetjake të diktatorit të marra nga Arkivi i Shtetit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura