Pushimet verore në Shqipëri, fluks emigrantësh

Jul 2, 2012 | 11:10
Foto Ilustruese

Pushimet verore dhe deshira per te pushuar se bashku me familjet ne atdhe kane shtuar fluksin e emigraneve ne pikat e kalimit doganor me Greqine.

Te dhenat e fundit flasin per nje numer te shtuar kalimesh ne doganen e Kapshtices dhe ate te Kakavijes, duke krijuar edhe rradhe dhe pritje te gjata.

Sipas te dhenave zyrtare, ne Kakavije ne dy ditet e fundit kanë hyrë 2862 persona dhe 3566 mjete, ndërsa kanë dalë 3566 persona dhe 860 mjete.

Edhe Stacioni Kufitar i Tre Urave në Përmet, ka pasur fluks,  por jo aq sa në Kakavije.  Fluksi i personave që janë kthyer në Shqipëri në ditën e parë të korrikut, është shoqëruar edhe me fluksin e automjeteve.

Ne Kapshticë jane regjistruar rreth 4200 persona qe kane hyre me 1800 mjete . Pala shqiptare punon me 6 sportele, ndëra pala greke me 3 të tilla.

Pala shqiptare në Kakavije, ka punuar me tre sportele në hyrje dhe po kaq në dalje. Ndërsa pala greke, ka punuar me tre sportele në hyrje dhe po kaq në dalje. Gjatë të dielës, janë shfaqur edhe radhë të shqiptarëve që rrugëtonin drejt Greqisë përmes Kakavije.

Kapshtica

Ne Kapshtice pala shqiptare aktualisht operon me gjashtë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke vetëm me tre të tilla.

Në 24 orët e fundit numri i emigranteve qe kane  hyrë në Shqipëri kalon shifren 5 mije vete dhe me shume se 2000 automjete. Autoritetet doganore bejne me dije se pritet qe numri te rritet javen e ardhshme, e bashke me te edhe masat per evitimin e radheve te gjata e pritjeve ne kufi.

© Panorama.al

Te lidhura