Pushimet verore,vazhdon kthimi i emigrantëve

Jul 7, 2012 | 11:08

Në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës vazhdon kthimi i madh i emigrantëve, por fatmirësisht pa kaluar në rradhë të gjata.

Nga njoftimet e fundit, mësohet se në 4 pikat kufitare të qarkut të Korçës kanë hyrë rreth 5700 persona dhe 17 mijë mjete.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në këto momente pala shqiptare është duke punuar me 6 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke me 2 në dalje dhe 1 hyrje. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës situata paraqitet më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kanë hyrë rreth 2700 shtetas dhe rreth 790 automjete. Pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa ajo greke më 2 hyrje dhe me po kaq në dalje. Raportohet se në ditët në vazhdim pritet një rritje e ndjeshme e numrit të emigrantëve që do të kërkojnë të hyjnë në vendin tonë.

Prej disa ditësh pikat e kalimit kufitar kanë njohur rritje të numrit të emigrantëve, të cilët kthehen në shtëpitë e tyre për të kaluar pushimet bashkë me familjarët.

© Panorama.al

Te lidhura