Pushimet e para të Jonidës me Dan

Aug 5, 2012 | 13:32

Dan, ishte dhurata e saj në vigjilje të Krishtlindjeve 2011, dhe tashmë ai ka hyrë në muajin e tetë, ndaj është gati për të shijuar detin si një bebe disamuajshe. Këngëtarja Jonida Maliqi është fotografuar në Dhërmi, për herë të parë para pak ditësh pas lindjes së djalit, duke çuditur me linjat e saj të rikthyera në formë perfekte. Fotografi ynë ka mundur ta fotografojë këngëtaren në momentet që merrte rreze e shtrirë në shezlon, dhe njëkohësisht kujdesej për djalin, në prani edhe të bashkëshortit dhe shoqërisë së tyre. Ka qenë pamje e bukur edhe për plazhistët e tjerë, pasi ka ngjallur edhe zili, ndërsa është mama e re edhe në formë, duke ekspozuar linjat me krenari. Kjo është shfaqja e dytë në publik e Jonidës me djalin e saj, pas disa fotove të botuara në dimër, kur djali ishte vetëm 40-ditësh. Ndërkohë që trupin e saj në formë ajo e ka treguar në disa evente muzikore, ku ka marrë pjesë, siç ishte nata gala në “Video Fest” në Prishtinë. Për sjelljen në jetë të fëmijës së saj të parë, u shkrua vazhdimisht në faqet e shtypit rozë, pasi ajo i kushtoi një këngë me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2011”, me titullin “Thesar pa emër”. Ndërkohë që këngëtarja ka pohuar se do të rikthehet së shpejti në tregun muzikor me bashkëpunime me këngëtarë të tjerë dhe këngë të re.

© Panorama.al

Te lidhura