Mbrëmjen e së hënës, një punonjës u rrëzua nga një strukturë metalike, teksa ishte duke punuar në firmën e përpunimit të hidrokarbureve në fshatin Balldren të Elbasanit.
Mësohet se shtetasi 45-vjeçar, Fatmir Mema, banues në fshatin Petresh, është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Si pasojë, këtë të martë është arrestuar drejtuesi teknik i firmës, shtetasi, F.P 71-vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për shtetasin F. M., 45 vjeç, që ishte paraqitur në spital, për të marrë mjekim, pasi ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:
F. P., 71 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al