TIRANË- Drejtoria e Ujësjellësit ka njoftuar se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona në Tiranë.
Sipas të dhënave nga ujësjellësi mësohet se gjatë orës 11.00-17.00 do të ketë punime në linjën e transmetimit të Bërxullit.
Për pasojë do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm zonat e Kasharit, Yzberishtit dhe Unaza e Re.
© Panorama.al












