PUKE/ Zjarre të qëllimshme, 6 vatra në 5 ditë

Jul 24, 2012 | 11:31

PUKE – Brenda 5 ditëve të fundit në rrethin e Pukës janë shfaqur 6 vatra zjarri. Drejtori i Shërbimit Pyjor të këtij rrethi, Hil Curri, thotë se vatra e parë e zjarrit është shfaqur në zonën e Iballës së Pukës dhe është arritur të vendoset nën kontroll, edhe me ndihmën e pushtetit vendor dhe banorëve të zonës. “Kemi vatra tjera të zjarrit, siç është Fusha e Tërbunit dhe Kurora e Pukës, si dhe në zonën e komunës Kryezi, ndërsa kemi edhe 2 vatra zjarri në zonën e Krrabës”, u shpreh Curri. Sipas shërbimit pyjor të Pukës, është duke u punuar në gjithë këto zona që situata të jetë nën kontroll. Më e vështirë situata paraqitet në Kurorën e Pukës, ku janë angazhuar shume mjete dhe punonjës, ndërkaq në zonat e tjera ka situatë më të lehtësuar. Policia e Shtetit pohon se vatrat e zjarrit të shfaqura në zonën e Iballës dyshohet të jenë të qëllimshme dhe se është bërë i mundur identifikimi i dy autorëve.

© Panorama.al

Te lidhura