Gazeta Panorama Online ka siguruar pamjet e ekzekutimit të 41-vjeçarit, Erjon Javori në Fier paraditen e kësaj të enjteje (7 dhjetor).
Siç shihet edhe nga pamjet, autori i dyshuar Agim Gashi e ka pritur Erjon Javorin pranë banesës se tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dale paralel.
Dyshohet se ne momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete teksa plumbi e ka goditur ne qafe duke i shkaktuar plage te rende.
Edhe pse është transportuar me urgjence drejt spitalit te Fierit, nuk ka mundur të mbijetoje.
Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41- vjecari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.
VRASJA
41-vjeçari u ekzekutua rreth orës 11:00 paradites së sotme (6 Dhjetor) në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Erjon Javori,.
Viktima u qëllua kur ishte në automjetin e tij i tip Porche rreth 100 metra larg banesës. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.