Publikimi i tezës së anglishtes vetëm 30 minuta pas nisjes së testimit të maturantëve, Kushi: Detaj që nuk cenon procesin, është parapërgatitur!

Jun 6, 2023 | 12:44
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me publikimin e tezës së provimit të anglishtes gjatë kohës kur maturantët ndodheshin ende në sallat ku po zhvillohej testimi.

-1200-630-619a3f9f94c75

Kushi është shprehur se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cenuar.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon”, tha ajo për Report TV.

Kujtojmë se teza e anglishtes për maturën 2023, u publikua dhe qarkulloi në rrjet pas 30 minutash pasi maturantët kishin nisur provimin, duke shkelur kështu edhe rregulloren e MAS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura