Pse po sulmohet Sibel Halimi dhe QKLL

Sep 30, 2023 | 18:43
SHPËRNDAJE

 

NGA RESHAT SAHITAJ

bd893aa2-65f3-49ed-af29-86be6271fa60

Këto ditë në shënjestër të kritikave tendencioze është poetja SIBEL HALIMI,  nga disa krijues të zhgënjyer e ndoshta edhe megalomanë. Vetëm pse është kryetare e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për vlerësimin e poetit Laurat. Tanimë nuk e thonë poete e as krijuese , por e akuzojnë se nuk ka lidhje më letërsinë që botohet në Tiranë. Në mesin e këtyre kritikave kundër Sibel Halimit,  rastësisht e lexova edhe një kritikë nga një  pseudo poet nga diaspora  që na paraqitët më i madh se Lorka e Pushkini , por që Tirana e Prishtina po e injorojnë .

Sibel Halimi , është poete e njohur në Kosovë , mirëpo disa nga Tirana nuk i paskan lexuar veprat e saj , andaj kritikat e tyre janë pa vend dhe tendencioze.

Pse,  e kritikojnë Sibel Halimin ?

E kritikojnë ata që kanë pritur dhe presin të marrin çmime si poetët më të mirë të vitit. E kritikojnë disa që tërë jetën e tyre janë mësuar te jenë të privilegjuar nga sistemi i Titos dhe i Enver Hoxhes. E kritikojnë disa të cilët u kanë premtuar dashnorëve të tyre se do të marrin çmimin më të lartë për këtë vit. E më emërimin e Sibelit kryetare të QKLL , shpresat e tyre u shuan.

Kë e vë në shënjestër krijuesi ?

Krijuesit e mirëfilltë , në shënjestër e kanë qeverinë , dhe tema të tjera më qëllim të përcjelljës së një mesazhi humanist dhe eliminimit të problemve të ndryshme të shoqërisë të shkaktuara qoftë nga sistemi, qoftë nga individi.

Ҫuditërisht asnjëri prej tyre nuk engriti zërin kundër situatës politike në Veri të Kosovës të shkaktuar nga terroristët serbë, por e ngriten kundër Sibelit, sepse për ketë klan krijuesish kjo është penges që nuk do marrin çmime . Sibel Halimi është muri i betonit që ia kanë frikën ata që janë mësuar më marr çmime per vete e per dashnore te tyre !  Mendoni që kaq shumë merakosen për vlerat artistike të një veprejeje këta kritikë të cilët mendojnê se bota sillet vetem rreth tyre ?

Ҫuditërisht asnjëri prej tyre nuk e ngriti zërin kundër një  përmbledhje të poezive serbe ose një romani serb apo grek i shkruar  kundër shqiptarëve, por të gjithë bashkë e ngriten zërin kundër një peote nga Prishtina që quhet Sibel Halimi.

Habitem qysh askush kurrë nuk e kritikoi romanin Vuk Drashkoviqit « Thika »,e  gjejnë kohë të revoltohe undër poetes Sibel Halimi.

Ua përkujtoj disave së jam i vetmi shqiptar që kam shkrue kundër romanit « Thika «  të V.Drashkoviqit dhe eshte botuar ne frengjisht me ç’rast edhe kam folur në Kongresin e Shkrimtarëve  në Athinë/ Para se ta botoja ia kam dërgue Rexhep Qosjes i cili e ka nënshkruar se është e nivelit të lartë.

PS/ Kurrë në jetë nuk e kam takaur Sibel Halimin perveç ne takime letrare.

Mos mendoni se çdonjëri që boton në NACIONAL është edhe krijues i mirëfilltë, e madje është bërë monotone ku për një poezi të botuar në ketë revistë autoret shprehin falenderime. Në bazë të këtyre falenderimeve lirisht lexuesit munden të konstatojnë se pasiqë nuk e keni merituar e falenderoni shefin per vargjet e botuara.

Më shpresë se keni punë më të mëdha lerëni rehat QKLL dhe stafin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura