“Pse nuk ndërhyhet?”- U dëmtuan nga rënia e euros, Shoqata e eksportuesve: Kërkojmë dialog me qeverinë, të subvencionohemi! Bizneset s’kanë faj për këtë që po ndodh

Sep 2, 2023 | 10:52
SHPËRNDAJE

Shoqata e eksportuesve kanë kërkuar nga qeveria shqiptare dialog dhe subvencionim pas pasojave të rënda që përjetuan kompanitë prodhuese për eksport nga mbiçmimi i lartë i monedhës kombëtare.

Në një deklaratë për mediat, ata u shprehën se qeveria duhet të bëjë transparencë në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë po ndodh me tregun e këmbimit valutor dhe pse s’po ndërhyhet.

“Ne jemi taksa pagues dhe duhet të dimë të gjithë së bashku se çfarë po ndodh në këtë vend dhe pse nuk po ndërhyhet.

E para që kërkojmë është dialogu, e dyta është transparenca dhe me sa janë mundësitë të subvencionohemi edhe ne pasi nuk është për fajin e bizneseve kjo që po ndodh”, tha një prej tyre.

Transparenca duhet të jetë e përmuajshme dhe duhet të jetë totale”, u shpreh një eksportues tjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura