Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort në dhimbjet e reumatizmës. Dimri dhe pranvera, janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje.
Çfarë është reumatizma?
Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet. Ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grupmoshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat.Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmës mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore.
Si të zbusni dhimbjet e reumatizmës të nxitura nga moti
Lëvizni
Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë. Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde. Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen. Por nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme.
Shtendosja
Shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet. Bëni levizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur.
Ushqehuni shëndetshëm
Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.
Krijoni një rutinë individuale
Reumatizma shfaqet ndryshe tek çdo njeri, ndaj përpjekjet për të zbutur dhimbjet duhet të jenë të bazuara në simptomat dhe nevojat tuaja personale. Disa njerëz nuk gjejnë qetësim duke dalë në diell, ndërsa disa të tjerë përjetojnë më pak dhimbje gjatë ekspozimit në diell. Përpiquni të kuptoni më shumë se çfarë ju lehtëson dhimjet.
Sigurohuni që të jeni ngrohtë
Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagshtirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë. Mbulohuni dhe vishni rroba të plota. Bëni një banjë të ngrotë për 20 minuta. Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde.
Vajrat esencialë që gjenden në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm nga AgroWeb.org, për të masazhuar gjymtyrët. Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al