Ok, i pamë të gjitha fotot që ishin botuar dje nëpër gazeta. Kishin dalë të gjitha “nuset” që shkelën në sfilatën e fustaneve të nuseve mundësuar nga “Geraldina Sposa”. Pamë edhe të gjitha versionet e intervistave të dhëna nga nusja e përzgjedhur, e ftuara e nderit e asaj sfilate, Rudina Magjistari. Po të ftuarit i patë? Mirë, po ju tregojmë ne për disa fotografi dhe se ç’u bë kshu lart e poshtë në përgjithësi! Së pari, sa hymë pamë radhët e para, se pale kush kish ardhur, të merrnim vesh. Kërko e vështro dhe s’të ngeleshin sytë gjëkundi, pra, nuk është se humbët ndonjë gjë të madhe edhe ju që s’ishit (për të bërë ndonjë thashethem e kisha fjalën). E para që binte në sy, qoftë edhe vetëm për praninë (Xhanëm për atë, se për tjetër gjë!) ishte Inis Gjoni. Nuk e kishim parë Inisin të shfaqej në aktivitete që zhvilloheshin në qytet që pas humbjes së të shoqit. Në gazeta, fotografinë ia kemi parë këto kohë, e keni parë edhe ju që ka qenë në procese gjyqësore për t’i dhënë atësinë së bijës, Coco Antonel, por të dilte vetë, jo. Madje, dje morëm të tjera lajme të mira prej saj, gjykata ka vendosur në favor të saj, pra e vogla kishte marrë mbiemrin e të atit. Pas Inisit(ose dhe para Inisit), të parat që s’do u shpëtonte dot shikimit
ishin flokët e Aurela Gaçes. Modeli i minutave të fundit s’duket qenkerkësh me flokë vetëm në njërën pjesë të kokës, ndërsa në pjesën tjetër me një “A” të gdhendur nga makina. Ngjyra? Nuk është kaq e lehtë të shpjegohet. Por, po të përpiqemi pak, mund t’ju themi se në një bazë të errët ishte tentuar bluja. Ose të paktën kaq kuptohej, se qëllimet mund të kenë qenë edhe më të thella po ec e merri vesh! Kishte bërë mirë i dashuri a bashkëjetuesi i vet: një kapele dhe mendjen e fjetur. Aurela bashkë me Sidrit Bejlerin kënduan pak në festën e organizuar pas sfilatës. Aty u bashkuan edhe “nuset” që sfiluan, që nga Rudina Magjistari e të tjerat, Orinda Huta, Andresa, Brunilda Lahe, Viola dhe Petrula Spiro, Floriana Garo dhe Françiii, d.m.th. Françeska Jaho. Ndërsa sfilonte (që duhet thënë me nota të dukshme të nutellës që kishte konsumuar në tre muaj që ka qenë brenda në shtëpi), i ati dhe “i shoqi” e shihnin gjithë ëndje. Të njëjtën
gjë bënte edhe i biri i Shefikat Ngjelës me të shoqen, Floriana Garon, buzëqeshja e ëmbël e së cilës duhet thënë që ishte e këndshme për t’u parë nga të gjithë të pranishmit. Kur themi të njëjtën gjë, e kemi fjalën për veprimin ëë, jo se kishte ndonjë ngjashmëri mes tyre. As në të vepruar. E kështu, ju thashë që nuk kishte ndonjë “material” kushedi. Të tjera të ftuara ishin Elia Zaharia, Xhemi Shehu, Enada At’Nikolla, Rezarta Skifteri, Arbana Osmani. Kjo e fundit ka qenë vjet nusja e nderit e kësaj sfilite. Ndihej mungesa e Jonida Maliqit, meqë bëhej fjalë për çështje mode, megjithatë e kishte lënë festën në duar të sigurta meqë kishte dërguar shoqen e saj të ngushtë, Aurelën.
ANI JAUPAJ











