Pse i the që të thashë? Gruaja ime të ka qejf…

Jul 30, 2012 | 14:47

Pyetje:
E dashur doktoreshë!
Ju shkruaj sepse prej kohësh, partneri, ndërsa kryejmë marrëdhënie seksuale, më kërkon që një e tretë të bëhet pjesë e shtratit tonë për të parë se si sillem me të. Çfarë duhet të mendoj? Që ai nuk është i kënaqur me mua apo…? Apo të besoj atë që më thotë, se si do gjendem në atë situatë të re?
Jemi bashkë prej vitesh, por këto fantazi kanë filluar muajt e fundit, kemi 2 fëmijë.
Me falënderime, O.

Përgjigje:
E dashur O., të gjithë kemi fantazitë tona që shërbejnë për të na stimuluar në raportet seksuale. Fakti që partneri ta shpreh këtë fantazi të tijën është pozitive, do të thotë që ka dialog. Nuk besoj që është i pakënaqur nga ti, ama fantazitë jo gjithnjë kthehen në realitet, të paktën në çështjen në fjalë. Nuk besoj që ai do të të vërë në një situatë të sikletshme vetëm për kënaqësinë e tij, nëse është kështu, atëherë nuk je e detyruar ta pranosh. Bëj atë që ndien të bësh!
Deri këtu gjithçka OK! Është shqetësimi normal i një gruaje që i drejtohet specialistes së fushës. Raste të tilla ka pa fund, do ju kenë rënë në vesh. Po ka ca të tjera që me siguri ju kanë shpëtuar. Është ai i personazhit tonë. Në fakt, i çiftit tonë. Të dy partnerët e kanë fantazinë pa fre. Por në këtë rast, nuk është vetëm mashkulli ëndërrimtari, është edhe ajo, gruaja. Të dy dalin për “gjueti” në ambiente të përbashkëta miqsh e mikeshash e i vënë syrin “njërës” ose “njërit”. Pastaj, pasi ajo ka zgjedhur, ai merret me detajet për të konkretizuar gjithçka dhe për t’i bërë qejfin gruas. Sepse kështu e nis edhe propozimin te mikeshat e veta “Gruas sime i pëlqeve… si thua, dalim ndonjë ditë bashkë?…” Eeee, mos u tmerroni jo se nuk se e keni përreth, ama nuk është as histori librash. Se sa raste të tilla ka nuk dihet e as ka për t’u marrë vesh, ama kjo histori qarkullon gojë më gojë sepse “të shënjestruarat” që kanë refuzuar nuk janë pak e domosdo që gojën në vend e kanë, edhe u shpëton ndonjë gjë. Jo se i pengon të sipërpërmendurit të vazhdojnë aktivitetin po kështu, sa për muhabet. Me siguri që nga bisedat do jenë ngacmuar edhe eksperimentues të tjerë, po hë për hë, kaq dimë. Po morët vesh gjë, na thoni!

ANI JAUPAJ

© Panorama.al

Te lidhura