PS zgjedh kryetarin për Tiranën më 20 shkurt

Feb 14, 2012 | 16:27
Selia e PS

Partia Socialiste njoftoi sot se zgjedhjet për kreun e kësaj force politike në kryeqytet do të mbahen pas 6 ditësh, më 20 shkurt. Tashmë janë konfirmuar katër kandidaturat që synojnë këtë post.

Janë 3 deputetë aktualë të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, Andis Harasani si dhe deputeti Sajmir Tahiri, i cili aktualisht është kryetar i deleguar i PS-së, dega Tiranë. Kandidati i katërt është i rikthyeri së fundmi në Partinë Socialiste, Ilir Zela.

Në shtator të vitit 201, pas 6 vitesh në krye të PS-së, Tiranë, deputeti Besnik Baraj dha dorëheqjen. Baraj e arsyetoi dorëheqjen e tij me faktin e mosbërjes sa duhet për të parandaluar manipulimin e votave gjatë zgjedhjeve lokale në  8 maj.

“Unë marr këtë përgjegjësi morale. Them se mund të kisha bërë më shumë për mundësinë e minimizimit të këtij manipulimi”, shprehej Baraj asokohe.

© Panorama.al

Te lidhura