UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe 2 kundër nuk kaloi për shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste. Pas votimit Ristani tha se ky vendim hy në fuqi menjëherë, dhe subjekti ka të drejtë ankimimi.
Në rolin e relatorit te çështjes, kreu i KQZ-së, Arben Ristani kërkoi mos kalimin ne shqyrtim te kesaj kerkese, duke argumentuar si të pavlefshëm ankimimin e Partisë Socialiste në të dyja kërkesat e saj.
Ristani tha se, në pikën e parë kërkesa nuk duhet të kalojë për shqyrtim për shkak kompetencash, ndërsa pika e dytë ku kërkohet rivotim në 284 qendra votimi, nuk duhet të kalohet në shqyrtim për shkelje të afateve, pasi sipas tij ka kaluar afati 3 ditor.
Menjëhere pas tij, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj tha se kërkesa jonë “është në afat, plotëson kriteret, dhe është paraqitur përpara organit kompetent për ta gjykuar atë.
Përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, tha se kërkesa e parë në ankimin e PS-së mund të bëhej vetëm në Kolegj.
Ndërsa lidhur me kërkesën e dytë, PS e ka humbur afatin kohor, çdo gjë ka elementë të rëndësishëm, shumë e rëndësishme është koha dhe vendi i ankimit. Afatet ligjore janë shkelur të gjitha, tha ai.
Në kërkesën e saj, Partia Socialiste, ankimonte vendimin 1158 te KQZ-së, ku shpallte fitues Lulzim Bashën me 93 vota, dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi
Mbledhja e paradites
Mbledhja e sotme e KQZ-se nisi ne oren 10.15 dhe ishte fare e shkurter. Ne te u parashtruan ceshtjet qe presin per diskutim, ku perfshihej hedhja e nje shorti, relatimi i ceshtjeve ankimore, ku mendohet se perfshihet edhe ankesa e fundit e PS-se si dhe nje pike me vete do te jete ajo e ndarjes se mandateve
Partia Socialiste depozitoi nje dite me pare kerkesen ankimore ne komisionin Qendror te Zgjedhjeve per kundershtim te vendimit te ketij institucioni, qe shpalli fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha, pas shqyrtimit te te gjitha kutive me votat e gabuara.
Sipas kesaj kerkese ankimore, PS-ja duke pretenduar pavlefshmeri te procesit dhe shkelje te shumta kerkon rrezimin e vendimit te se shtunes, qe shpalli Bashen fitues te gares per bashkine e Tiranes me 93 vota avantazh ndaj rivalit socialist, Edi Rama.
Vetem pak para dorezimit te ankeses, deputetja e PS-se Eglantina Gjermeni permes nje deklarate per mediat ka bere me dije se PS-ja do te vazhdoje me betejen ligjore, duke kerkuar drejtesi perkunder nje procesi qe manipuloi dhe vodhi rezultatin ne tavoline.
Gjermeni: Vazhdojme betejen ligjore
Partia Socialiste ka perseritur sot se nuk e njeh rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, pas permbushjes se vendimit te Kolegjit Zgjedhor, e qe rikonfirmoi fitoren e kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
“KQZ-ja e Ristanit shpalli një rezultat të bazuar mbi shkelje ligji dhe abuzimi. Zarfet e zhdukura, fletët e shtuara, fletët që kanë fluturuar nga një qendër në tjetrën janë prova të qarta për atë cfarë ka ndodhur. PS do të ndjekë rrugën ligjore e bindur në drejtësine e kauzës së saj”, tha ajo.
Sipas saj, ka prova të qarta të krimit elektoral që i kanë shkatërruar zgjedhjet dhe që e kane zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë, e per kete PS do te ndjeke rrugen ligjore.
“Numri i votave që nuk përputhen me numrin e votuesve, provat e qarta të manipulimit dhe enimit të integritetit të kutive që i panë të gjithë janë fakte të pakundërshtueshme të pavlefshmërisë së rezultatit të shpallur nga KQZ, të cilat nuk mund të hidhen poshtë nga asnjë gjykatës, sado i madh të jetë presioni i Saliut”- theksoi ajo.
© Panorama.al












