PS: Ristrukturim të FRESSH e Forumit të Gruas

May 2, 2012 | 20:27
Selia e PS

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj ku sipas deputetes Eglantina Gjermeni, dhe koordinatorit të PS-së, Erjon Veliaj dy pikat kryesore të diskutimit kanë qenë ristrukturimi i forumit të gruas, dhe zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të PS-së.

Diskutuam për një plan pune për ristrukturimin e Forumit të Gruas socialiste, tha Gjermeni, duke shtuar se do të ketë një Kongres i cili do të mbahet më 20 tetor.

Sipas Gjermenit, janë parashikuar aktivitete që do të mbahen në mënyrë të vazhdueshme, ku do të diskutohet për programin, çështje të grave, duke marrë edhe sugjerime për pasurimin e programit të PS-së.

Ndërkaq, koordinatori i PS-së, Erion Veliaj u ndal tek ristrukturimi i FRESSH-it. Veliaj tha se pas anëtarësimeve të reja në të gjithë Shqipërinë, do të kalohet në një fazë tjetër që është zgjedhja e kreut të ri të këtij forumi.

Veliaj tha se janë 6 kandidatë të cilët do të konkurojnë për kreun e FRESSH-it. Do të mbahen 36 minikongrese, në të gjitha qytete e Shqipërisë ku të 6 konkurentët do të bëjnë fushatë. Kjo nismë do të kulmojë në Tiranë në Kongresin e 12 qershorit.

© Panorama.al

Te lidhura