Reforma zgjedhore, Rama takon ambasadorët

Feb 23, 2012 | 17:00

TIRANE- Lideri socialist, Edi Rama ka ftuar sot ne nje takim tre ambasadoret, atë të  SHBA, Aleksandër Arvizu,  BE-së, Etore Sekui dhe OSBE-se, Eugen Wollfarth.

Ne takimin qe ka zgjatur rreth 1 ore, mesohet se eshte diskutuar lidhur me shqetesimet e fundit qe ka shprehur opozita per zvarritjen e reformes parlamentare dhe asaj zgjedhore.

Ne nje prononcim te shkurter, menjehere pas takimit, Sekui u shpreh se eshte koha qe te pershpejtohet puna per reformen parlamentare dhe ate zgjedhore. Sipas tij, pjese e diskutimeve ishte edhe perspektiva e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Takimi u mbajt ne seline e PS-se, nisur nga shqetesimi i bere publik nga vete kreu i PS-se, Rama per zvarritjen e reformes zgjedhore dhe mungesen sipas tij te vullnetit nga ana e maxhorances. Keto shqetesime, opozita i beri publike edhe ne seancen e sotme plenare.

© Panorama.al

Te lidhura