PS: Pa dialog nuk mbështesim asnjë kandidat

Jun 1, 2012 | 12:56
Selia e PS

TIRANE- Partia Socialiste nuk do te mbeshtese asnje kandidat per president qe nuk vjen si pasoje e procesit te dialogut, apo paraqitet kandidature e njeanshme nga qeveria.

Me kete deklarate ka dale PS-ja teksa ka zbardhur takimin e sotem mes kreut te saj, Edi Rama dhe kandidatit te maxhorances per kreun e shtetit, Xhezair Zaganjori.

Sipas PS, emri i kreut të ri të shtetit duhet të dalë nga një proces dialogu konkret mes qeverisë e opozitës dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare dhe jo anasjelltas.

Kjo, vlen konkretisht qoftë për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori, qoftë për çdo kandidaturë që do të paraqitej apo paraqitet nga qeveria nëse mungojnë dialogu konkret dhe konsultimet e domosdoshme për gjetjen e një kandidati apo kandidateje të dakordësuar mes qeverisë e opozitës.

Ne deklarate theksohet se Rama i ka deklaruar zotit Zaganjori se Partia Socialiste vazhdon të kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv.

Kryetari Edi Rama dhe Partia Socialiste, sipas deklarates mbeten plotësisht të angazhuar për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës.

“Kohë për të humbur si deri më sot nuk ka dhe konsultimet duhet të nisin menjëherë, në një tryezë dialogu konkret të nivelit më të lartë mes palëve për t`i dhënë një shans real raundit të dytë dhe vetë Shqipërisë. Vetëm kështu mund të ndërtohet konsensusi i domosdoshëm që do të zgjidhte pozitivisht njërën nga katër pikat kyçe të paketës për të synuar statusin e vendit kandidat në BE, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri, si edhe do të krijohej hapësira e nevojshme kohore për të ecur shpejt drejt zgjidhjes konsensuale të tre pikave të tjera” thuhet ne deklarate.

© Panorama.al

Te lidhura