TIRANE- Asambleja Kombetare e PS-se, pritet te dale me nje vendimarrje rreth qëndrimit të opozitës pas zgjedhjeve të 8 majit.
Mbledhja u hap me fjalen e kreut te PS-se, Edi Rama, i cili përgëzoi strukturat partiake dhe gjithë elektoratin për fitoren në shumicën e bashkive të mëdha më 8 maj dhe akuzoi qeverisjen aktuale, jo vetem si shkaterruese te demokracise, por edhe si larguese te integrimit te vendit ne BE.
Sipas Rames pjesemarrja masive ne keto zgjedhje eshte tregues i punes se mire qe ka bere opozita gjate dy viteve. Per kreun e PS-se, zgejhdjet e 8 majit shenuan nje fitore per opoziten, edhe ne Tirane, nderkohe qe pushteti grabiti voten ne tavoline, duke permbysur rezultatin ne syte e gjithe shqiptareve.
Ai ka theksuar se opozita nuk do ndale betejen e vet kunder qeverise qe sipas tij po shkaterron vendin, ndersa ka deklaruar se “pushteti i Saliut i ka oret e numeruara”.
“Ne nuk do të thotë që do heqim dorë nga protestat, përkundrazi ato do jenë mjeti ynë i pandalshëm”- ka thene Rama, duke shtuar se kjo eshte e vetmja rruge per largimin e kesaj qeverie.
Rama ne fjalen e tij porositi anëtarët e Asamblesë të konsultohen me bazën dhe në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet më 29 qershor të sjellin propozime konkrete.
“Këto dy javë të jenë për të gjithë ne, koha për të lexuar së bashku fitoren e 8 majit. 29 qershor të rimblidhemi për të marrë vendimet e duhura në funksion të sfidës së jashtëzakonshme”- tha Rama.
Ndryshe nga ç’ishte parashikuar në rendin e ditës, ku do të miratohej vendimi për hapjen e fushatës zgjedhore në PS, Asambleja pritet ta “ngrijë” këtë proces, për ta zhvilluar në një fazë tjetër të mëvonshme, pasi të jetë mbyllur plotësisht çështja e zgjedhjeve në Tiranë dhe të ketë dalë rezultati përfundimtar. Fushata zgjedhore në PS do të rinovonte të gjitha strukturat socialiste, që nga kryetari i organizatës socialiste e deri te delegatët e kongresit, i cili do të zgjidhte Asamblenë Kombëtare dhe Kryesinë e re.
Bojkoti
Çështja më e debatueshme në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare pritet të jetë bojkoti i Parlamentit nga deputetët socialistë. Drejtues të PS janë shprehur se bojkoti i Parlamentit do të vazhdojë deri në fund të procesit të ankimimit dhe të nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të Tiranës. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe, është shprehur në mënyrë të përsëritur se PS duhet të heqë dorë nga bojkoti i Parlamentit dhe ta zhvillojë luftën politike në sallën e Parlamentit, por dhe në rrugë, përmes protestave.
Pritet që këtë qëndrim Braçe ta deklarojë dhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë, duke kërkuar një politikë më të fortë opozitare ndaj maxhorancës aktuale në pushtet. Pritet gjithashtu që ai të risjellë edhe njëherë platformën e tij antikorrupsion dhe pastrimin e politikës nga të korruptuarit. Mësohet se edhe deputeti Arben Malaj të paraqesë një platformë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila do të synojë modernizimin e PS dhe përcaktimin e rregullave të reja në fushatën zgjedhore të PS.
© Panorama.al











