
Selia rozë vazhdon akuzat për shpërdorimin e parave publike për marketing.
Shalsi: Imami pa para për zjarret, paguan për reklama.
Partia Socialiste akuzoi dje drejtpërdrejt ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, se ka shpenzuar para nga buxheti i saj për reklama dhe koncerte festive, duke ia dhënë një televizioni pranë qeverisë. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, tha se Ministria e Mbrojtjes ka paguar 2.5 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për reklama të prodhuara nga një kompani e vetme e më pas të transmetuara në televizionet pranë qeverisë. “Dje pritëm të japë një shpjegim Sali Berisha, në mos Ministri i Rendit, pavarësisht nivelit, ose të paktën dikush nga Ministria e Brendshme. Por jo, askush nga ta nuk u përgjigj. U përgjigj kompania Promo shpk, me televizionin dhe gazetën e saj, pra media e pushtetit përfituese e këtyre parave”, tha Shalsi.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











