TIRANE- Partia Socialiste njoftoi sot se ka filluar një hetim te pavarur, për atë që e quajti “çmendurinë aritmetike te tabelave te Ristanit”, liDhur me mospërputhjen e shifrave në rezultatin për bashkinë e Tiranës.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Blendi Klosi theksoi se shumë shpejt, PS do të zbardhë për çdo qendër votimi skemën e trashë e primitive të vjedhjes të mandatit të Bashkisë së Tiranës.
“Sot nuk ka mbetur me qytetar shqiptar apo mik e partner i huaj i Shqipërisë që të mos kuptojë se çfarë krimi është duke kryer Ristani për llogari të Sali Berishës. Ky proces kriminal, ilegjitim, manipulativ e spekulativ nuk mundet dot kurrë të legalizojë vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinën e pushtetit”- tha Klosi
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, apo i Vjedhjeve, siç tha Klosi, prej 4 ditësh po vazhdon të zhvillojë një proces kriminal që mban firmën dhe vulën e Sali Berishës.
Përpos mungesës së kodeve, zarfeve të votave që zhduken dhe fletëve të votimit që gjenden jashtë zarfeve, tanimë u janë shtuar dhe kërcënimet kundër vëzhguesve të opozitës apo përjashtimet e vëzhguesve që kanë denoncuar parregullsitë dhe manipulimin e kutive.
© Panorama.al











