Asambleja Komb-ëtare socialiste vendosi thirrjen e kongresit zgjedhor më 5 nëntor.Por, për të vajtur te kongresi i nëntorit, socialistët do të zhvillojnë zgjedhje në të gjitha strukturat e saj. Përveç kryetarit Rama, i cili u zgjodh për një mandat të plotë 4-vjeçar pas humbjes së zgjedhjeve të 2009 dhe kryetarëve të rretheve, një strukturë e ngritur një vit më parë, socialistët do të zgjedhin të gjitha strukturat e tjera. Në përfundim të këtij procesi do të mblidhet kongresi zgjedhor në nëntor, ku nuk priten edhe surprizat. Në kongres Partia Socialiste pritet të shkojë me një program të ri politik, që do të jetë në vetvete një faqe e re në historinë e kësaj partie, për të cilën foli dje edhe kreu i saj, Edi Rama. Gjithashtu, kongresi pritet të miratojë edhe ndryshime të tjera statutore, të cilat sipas vendimit të miratuar dje do të vijnë si domosdoshmëri, por edhe si produkt i debatit që do të zhvillohet në të gjitha strukturat socialiste. Programi i ri politik i PS dhe ndryshimet statutore do të përgatiten nga dy grupe të përbërë nga deputetë dhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare. Në krye të të dyja grupeve të punës qëndron kreu socialist, Edi Rama, i cili duket se do të koordinojë dhe drejtojë punën e tyre. Programi dhe statuti i ri do t’i paraqiten Kongresit, i cili nga ana e tij do të zgjedhë edhe anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare.
Debati
Një nga pikat e debatit gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare ishte pika e 9 e kritereve për kryetarët e PS në komuna dhe bashki. Arben Malaj e Bashkim Fino kanë kërkuar ndarjen e mandatit të kryetarit të bashkisë apo komunës nga ai i partisë, poste që mbahen njëkohësisht në një pjesë të mirë të strukturave socialiste. Por, në pikën 9 kërkohet që ata kryetarë socialistë që kanë rezultuar humbës të mos rikandidojnë në këto zgjedhje. “Anëtarët e partisë që konkurruan për kryetar bashkie apo komune dhe që rezultuan humbës, të mos përfshihen në propozimet për kandidatë për kryetarë të partisë së njësisë vendore në këtë fushatë”, thuhet në tabelën e kritereve të kandidatëve. Gjithashtu, në kritere sanksionohet se kryetarët aktualë të PS në bashki dhe komuna, kur rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë humbës apo më i ulët se në zgjedhjet e shkuara, duhet të japin dorëheqje. Kjo pikë do të përbëjë ndoshta dhe debatin e radhës, për shkak se në disa raste është thënë se humbja ka ardhur për shkak të vjedhjes së votës nga kundërshtari politik. Kjo do të prekë Bashkinë e Tiranës, por dhe Bashki si Shkodra, e cila vazhdon të jetë me bilanc negativ për selinë rozë.
Vendimi i Asamblese
Grupi i punës për programin politik
Edi Rama
Anastas Angjeli
Arben Malaj
Arben Ahmetaj
Besnik Baraj
Ben Blushi
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni
Ermelinda Meksi
Erion Braçe
Ervin Bushati
Gëzim Tushe
Ilir Beqja
Kosta Bajraba
Namik Kopliku
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Servet Pëllumbi
Shkëlqim Cani
Valentina Leskaj
Vasilika Hysi
Grupi i punës për statutin e ri
Edi Rama
Agustin Marku
Albert Çaçi
Armando Subashi
Arben Isaraj
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Damian Gjiknuri
Ethem Ruka
Fatmir Xhafaj
Genc Gjonçaj
Gramoz Ruçi
Ilir Gjoni
Maqo Lakrori
Namik Dokle
Niko Peleshi
Rajmonda Gjoni
Sajmir Tahiri
Shpëtim Gjika
Taulant Balla
Vangjush Dako
PS tregon provat e manipulimeve në 284 QV
Asambleja nisi punimet dje me një paraqitje të detajuar të fakteve, përmes të cilave Partia Socialiste pretendon se janë manipuluar zgjedhjet e 8 majit. Paraqitja, përmes pamjeve filmike dhe mosrakordimit të shifrave, u paraqitën nga deputeti Damian Gjiknuri , materiale që iu paraqitën dy ditë më parë edhe Trupit Diplomatik në Tiranë. Për disa ditë, 8 grupe hetimi kanë analizuar 485 video të qendrave të numërimit duke bërë krahasimet mes numërimit të kutive para dhe pas datës 14 maj.
Aristir Lumezi
© Panorama.al











