TIRANE- Ne pergjigje te apelit te nderkombetareve, Partia Socialiste perserit gatishmerine e saj per t’i hapur rruge dialogut, por per kete maxhoranca duhet te heqe dore nga vjedhja e mandatit ne Tirane, te respektoje shtetin ligjor dhe t’i rikthehet seriozisht rezolutes se PS-se dorezuar kohe me pare ne Kuvend.
Gjate nje deklarate per mediat, deputeti i PS, Ditmir Bushati beri me dije se PS0ja i bashkohet linjës për përfundimin e procesit zgjedhor të nisur prej 1 muaji.
“Për të dialoguar me opozitën Saliu duhet të heqë dorë nga vjedhja e mandatit tonë në Tiranë, të respektojë shtetin e së drejtës dhe institucionet ndërkombëtare, pastaj të nxjerrë nga sirtari i pluhurosur rezolutën tonë për Kuvendin të propozuar. Përmbushja me rigorozitet e tyre sikundër prioriteteve të tjera do t’i hapte rrugën procesit të shtetndërtimit”, tha Bushati.
Sipas tij, konkluzionet e ndërkombëtarëve flasin qartë se Berisha e tjetërsoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
“Farsa që vijon të shfaqet para syve tanë nga tavolina e Ristanit në KQZ, përdorimi politik i Kolegjit Zgjedhor, i cili nuk vuri në vend drejtësinë e kërkuar dhe mospranimi i ekspertizës ndërkombëtare nga ana e qeverisë prej një institucioni prestigjioz si Komisioni i Venecias, siç i ka hije një vendi e shoqërie Europiane, përbëjnë vetëm disa prej fakteve se përse zgjedhjet nuk përmbushen standardet e njohura ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike”- theksoi ai.
Bushati ka akzuuar kreun e qeverise se perkunder sa thote vetem integrimin e vendit ne BE nuk deshiron. ” Saliu çdo ditë po e dëshmon hapur se projekti i tij nuk është një Shqipëri e re, moderne dhe funksionale në Bashkimin Europian, por një Shqipëri e kapur me zinxhirët e interesave politikë dhe ekonomikë të oborrit të tij. Po aq e pashpresë, e vjetër dhe cinike është edhe oferta e tij për opozitën për shkëmbim pushtetesh ndërkohë që farsa që zhvillohet në tavolinën e Ristanit në KQZ ka për qëllim të varrosë besimin e qytetarëve tek një proces zgjedhor i drejtë e i ndershëm”- tha ai.
© Panorama.al











