Rama: Zgjedhja, mes dy të ardhmesh, jo 2 partish

Sep 15, 2012 | 13:08
Pamje nga diskutimi qe po mban sot Partia Socialiste

UPDATE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke folur në forumin për “Rimëkëmbjen e Ekonomisë” si pjesë e “Dialogut për të ardhmen e Shqipërisë” tha se shqiptarët nuk janë para një zgjedhje mes dy personash dhe partish, por është zgjedhje mes dy të ardhmesh.

Shqiptarët duhet të zgjedhin mes një rrënimi te mëtejshëm, apo një rimëkëmbje ekonomike së bashku përmes një rilindje që nuk është një vizion në ajër, por një domosdoshmëri, theksoi Rama.

Rama duke folur ne forumin ekonomik, Rimekembja e Ekonomise

Alternativa e sotme ofron rritje të papunësisë, shkatërrim deri në fund të çdo burimi energjie pozitive për të bërë biznes kur nuk je i lidhur me oborrin, shërbime në shëndetësi dhe arsim, sipas xhepit dhe jo nevojës, braktisje të plotë të fshatit dhe një atdhe të qeverisur, nga disa, në fakt të sunduar nga disa të tjerë, që kontrollojnë çdo gjë përmes monopoleve.”- tha Rama

Alternativa jonë; punësim real, taksim i ndërshëm, nxitje dhe lehtësim të sipërmarrjes duke filluar nga liria ekonomike e gjithsecilit, shëndetësia sipas nevojës dhe jo sipas xhepit, dhe padyshim kthimi i vëmendjes nga fshati, për ta rilindur duke krijuar kushtet që fshati të fillojë të prodhojë, për të ushqyer mirë edhe qytetin, duke ulur mundësisht edhe çmimet, – theksoi kryesocialisti.

Me tej ai tha se, kjo nuk është një zgjedhje mes dy personash dhe partish, është zgjedhje mes dy të ardhmesh, mes dy botësh.

Sipas tij,  shqiptarët duhet të zgjedhin se ne çfarë bote duan të jetojnë, në një botë ku familja jonë do të jetë në BE, jo vetëm në letra, por ne standartet e të jetuarit, apo në një botë fotografish të të parëve të tyre me partnerët, me miqtë, deklarata dhe prononcimesh për progres, e ndërkohë në jetën e tyre të mos kenë mundësinë të marrin frymë në fund të muajit.

PS: Borxhi 800 mld lekë, qeveria s’do e se ndal dot

Partia Socialiste po mban sot një diskutim të hapu, ku në qendër është situata ekonomike në vend. Deputetja, Mimi Kodheli tha që në krye të herës se problemi më i madh sot në Shqipëri është ekonomia. Sipas saj, nuk është dashur që një artikull i publikuar së fundi në The Economist, për ta kuptuar, ne përditë e prekim këtë tha ajo. E gjithë, kjo sipas Kodhelit, vjen si pasojë e keqmenaxhimit të parave nga ana e qeverisë.

“Borxhi publik në vitin 2009 ka qenë 682.5 miliardë, në 2010, 715.5 miliardë, në 2011, 773 miliardë. Në këtë moment borxhi ka kapur 800 miliardë lekët.”- tha Kodheli.

Deputetja e PS-së, tha se rritja është progresive, dhe se qeveria nuk mund ta ndalë këtë, duke shtuar se , ajo nuk do dhe nuk mundet ta bëjë këtë.

Zyrtarisht, vazhdoi më tej ajo,  në 100 lekë në shtëpitë tona, 60 janë hua, nuk janë tonat.

© Panorama.al

Te lidhura