Rezultatet e matematikës pas 8 ditësh. Prova e fundit e Maturës janë lëndët me zgjedhje. Jepen më 30 qershor.
Mbetës 1000 nxënës. Kanë marrë nota maksimale 12% e tyre.
Publikohen rezultatet e provimit të Letërsisë të Maturës Shtetërore.
Dje pasdite, Ministria e Arsimit hodhi në faqen zyrtare notat e koduara për 49 mijë nxënësit që kanë dhënë provimin e parë të detyruar. Ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ndalon konvertimin në emra të numrit ID identifikues për secilin maturant. Sipas të dhënave zyrtare nga MASH mbetës janë 2% e nxënësve ose rreth 1000 vetë. “Rreth 12% maturantëve janë vlerësuar me notat 9 dhe 10. Nga llogaritja që i kemi bërë grupit të notave “cilësore”, rezulton se me notat 8,9 dhe 10 në total janë vlerësuar 28% e nxënësve”, sqaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit. Vlerësimi është bërë me notën e përshkallëzuar dhe me notën konkrete në bazë të pikëve të mbledhura. Asnjë nxënës nuk do të ketë mundësinë e ankimimit të notës. Kush rezulton mbetës, automatikisht përjashtohet nga gara e universiteteve. Dy ditë më parë, maturantët dhanë provimin e dytë të detyruar. Për të përfunduar me të gjithë komponentët e Maturës, kanë mbetur lëndët me zgjedhje. Ato do të jepen më 30 qershor. Matura e këtij viti përfundon shkollën e mesme me një grup lëndësh që përfshin kurrikulën bërthamë dhe atë me zgjedhje. Janë rreth 4000 nxënës, që për herë të parë kanë caktuar t’i nënshtrohen provimit për tri të tilla. Për këtë grup nxënësish ka një formulë të dytë të llogaritjes së pikëve, e ndryshme nga ajo standardja. Pasi të japin të gjitha provimet, nxënësit do të plotësojnë formularin A2, me anë të së cilit do të zgjedhin 10 degët e preferuara të universitetit. Sipas MASH, përpara se ta plotësojnë, duhet të llogarisin pikët që kanë grumbulluar. Pikët llogariten mbi bazën e notave të provimeve dhe mesatares së viteve të gjimnazit. Rezultatet shumëzohen me koeficientet e publikuara pak muaj më parë.
Formula e pikëve
Për llogaritjen e pikëve:
Shënojmë me M,D1,D2,Z1,Z2 dhe Z3 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje
Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga IALP
Shënojmë me F1, F2, F3 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga IALP
Llogaritja e shumës E të pikëve të maturantit
1-Kur maturanti jep 2 provime me zgjedhje me formulën:
E2=(0.2 x(M+D1+D2)x K + O.4 x (Z1XF1+Z2 X F2):2) X 100 x 5
Kur maturanti jep 3 provime me zgjedhje me formulën
E3=(0.2 x (M + D1+D2)X K+0.4X (Z1 x F1 + Z2 x F2 +F3 X Z3):3)x100 x5
Shembull:
K=1.4 M= 7.98 D1=7.70 D2=8.34
Z1=9.50,Z2=6.68,Z3=7.30,F1=1.3 F2=1.3 F3=1.2
E3=(0.2X(7.98+7.70+8.34)x1.4+0.4x(9.50×1+6.68x 1.3 +7.30X1.2):3) x 100 x5) = 10.318 x 100 x 5 = 5159 pikë
Per te pare notat per letersine klikoni linkun: http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/06/letersi.pdf
ZIRINA LLAMBRO
© Panorama.al











