Provimi i Letërsisë, çelësi i përgjigjeve

Jun 14, 2012 | 14:09

Si do të bëhet vlerësimi për 60 mijë nxënës të 9-vjeçares.

Rreth 60 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhanë dje provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.Pasdite, Ministria e Arsimit publikoi çelësin e përgji-gjeve, i cili gjendet në faqen zyrtare të këtij dikasteri. Sipas nxënësve, por edhe specialistëve të MASH, testi ishte i nivelit mesatar. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Kështu, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) prej hartuesve të testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Bashkë me testet për çdo provim, AKP-ja i dërgon Komisionit të Provimeve të Lirimit pranë drejtorive arsimore ose zyrave arsimore skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota. Pas çdo provimi, dërgohet skema e vlerësimit në Komisionin Shkollor të Provimeve të Lirimit, e cila afishohet dhe informon çdo nxënës për të. Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ZA, në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson.

Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF

© Panorama.al

Te lidhura