Protestuan kundër Putin, 2 vjet burg për “Pussy Riot”

Aug 17, 2012 | 17:05
Ne momentin e dhenies se vendimit

Tri anëtaret femra të grupit, Pussy Riot, të cilat organizuan një protestë kundër Presidentit rus, Vladimir Putin në një kishë janë dënuar me dy vjet heqje lirie. Vendimi u dha nga një Gjykatë në Moskë, ku sipas saj vajzat janë gjetur fajtore për huliganizëm të nxitur nga urrejtja fetare.

Të ulura së bashku brenda një hapësire të qelqtë, Nadezhda Tolokonnikova, 22 vjeç, Maria Alyokhina, 24 vjeç dhe Yekaterina Samutsevich, 30 vjeç e pritën duke qeshur vendimin.

Gjykatësja, Marina Syrova tha se tri anëtaret e grupit e kishin “planifikuar me kujdes” veprimin e tyre të 21 shkurtit brenda Katedrales, Krishti Shpëtimtar, dhe se ata nuk kanë shprehur asnjë pendim, duke ofenduar ndjenjat e besimtarëve.

Të tri gratë, dy prej të cilave kanë fëmijë, janë shprehur se ato kanë protestuar kundër marrëdhënieve të ngushta të Presidentit, Vladimir Putin me Kishën Ortodokse ruse, dhe se nuk kanë patur për qëllim të fyejnë besimtarët.

Ndërkaq, gjatë dhënies së vendimit, jashtë gjykatës së Moskës rreth 20 persona u arrestuan nga policia, duke përfshirë edhe kampionin botëror të shahut, Garry Kasparov.

© Panorama.al

Te lidhura