Protestë kundër rrugëve furnizuese të NATO-s

Jul 10, 2012 | 9:06

Mijëra pakistanezë islamikë në Islamabad kane protestuar kundër rihapjes së rrugëve të furnizimit të NATO-s në Afganistan.

Rreth 15 mijë protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Pakistanit pas një “marshimi të gjatë” ku brohoritën sllogane kundër SHBA-ve dhe valëvitën parrulla të Këshillit Pakistanez të Mbrojtjes, një koalicion që organizoi marshin protestues nga qyteti lindor i Lahores.

Këshilli është një aleancë e partive politike dhe organizatave fetare që bëjnë fushatë për shkëputjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.

Qeveria e Pakistanit u pajtua që të rihapë rrugët tokësore të furnizimit të NATO-s javën e kaluar pas një bllokade shtatë muajshe, të shkaktuar nga një sulm ajror i NATO-s në një postë-bllok kufitar, që vrau 24 ushtarë pakistanezë.

© Panorama.al

Te lidhura