Protestë edhe në Zvicër, shqiptarët e Gjenevës kërkojnë largimin e qeverisë Rama

Jun 9, 2026 | 11:39

Shqiptarët në Gjenevë të Zvicrës kanë dalë në protestë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.proteste gjeneve
Me këngë patriotike dhe pankarta, protestuesit deklaruan mbështetjen për qytetarët në Tiranë dhe në qytete të tjera, të cilët vijojnë protestat prej disa ditësh.
“Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Kurrë nuk e kemi fshehur këtë”, u shpreh në prej protestueseve.
Ndërkohë, në Tiranë është paralajmëruar protesta e radhës, e dhjeta, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë.
Një nga kërkesat kryesore mbetet edhe anulimi i projektit të Zvërnecit, së bashku me çështje të tjera që kanë nxitur reagimin qytetar.

© Panorama.al

Te lidhura