Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me gazetarët e huaj, u pyet nëse është i shqetësuar nga zgjerimi i protestave që në fillim nisën kundër resortit turistik në Zvërnec por tanimë kërkohet edhe largimi i qeverisë së tij.
Kryeministri tha se Shqipëria është një vend i lirë ndërsa rikujtoi 21 janarin 2011, ku u vranë 4 protestues, teksa tha se e njeh shijen e gjakut në protesta.
Rama tha se ishte dhuna ndaj një protestuesi në Zvërnec që nxiti reagimin në Tiranë, dhe që sipas tij, ngriti më pas edhe një sërë pikëpyetjesh në lidhje me pronën dhe projektin.
Për kryeministrin, ndonëse qytetarët kanë mbushur sheshin për ditë me radhë duke kërkuar dorëheqjen e tij, shifrat janë modeste. Ai i cilësoi gjithashtu si qesharake raportimet se në protestat kanë marrë pjesë mijëra qytetarë kundër tij.
Ai tha se protestuesit kundërshtojnë projektin, por që sipas tij, nuk ka ende një të tillë.
“Më pas befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka, që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve apo shumë njerëzve. Edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë tejet qesharake, po nuk dua të flas për mua. Numrat për mua janë mjaft modeste. Dua të flas për thelbin. Gjërat ndryshuan se befas nuk ka projekt. Pra protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, e thashë e anulojmë në këtë moment po thashë nuk ka projekt.”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Së pari, kjo është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta. Dhe e di mirë e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, di shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard jo në shekull më parë por vetëm më pak se 20 vjet më parë, ose më saktë në 2011 janë vrarë 4 protestues me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër nga kjo ndërtesë. Kështu që për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori.
Dhe është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem, edhe se mund të duket gjëja më e vogël, nuk është kështu është tjetër arritje e kësaj dekade, për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. E dyta, kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një rojë sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim që prej një jave apo më shumë, për të cilin episod, morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar. Drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte aty në terren dhe nuk ndërhyri për ta ndalur rojën është vënë në hetim.
Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Këtë kemi bërë. Dhe sigurisht akti i dhunës ndezi ndjenjat. Video u bë virale dhe çeli rrugën për më shumë ngritjen e pikëpyetjeve, pikëpyetje mbi pronën e projektin. Më pas befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka, që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve apo shumë njerëzve. Edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë tejet qesharake, po nuk dua të flas për mua. Numrat për mua janë mjaft modeste. Dua të flas për thelbin.
Gjërat ndryshuan se befas nuk ka projekt. Pra protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, e thashë e anulojmë në këtë moment po thashë nuk ka projet. Nuk ka të bëjë me mua, me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra më të mëdha dhe ndezin të gjithë mjedisin që nuk është më mjedis ca kufijve, por në mbarë platformat. Ndërkohë që nuk qëndrojmë më te thelbi por diku gjetkë ku thuhen të gjitha gjërat e mundshme, por nuk kanë të bëjnë aspak me mua e ne. Jam i sigurt që të tjerë do të duan të pyesin.
© Panorama.al











