Pas nje serie protestash ne vend, jep doreheqjen kryeministri i Rumanisë, Emil Bok. Doreheqja e tij synon “qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend”.
Ajo eshte transmetuar drejtpërdrejt në televizion dhe vjen pas një sërë protestash publike kundër masave shtrënguese, të imponuara nga Qeveria e Bokut.
Ish kryeministri deklaroi se zyra e tij ka marrë vendime jopopullore, por të domosdoshme për vendin.
Bok tha se për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria e tij, Rumania ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian, në vitin 2011. Nuk është ende e qartë se kush do të formojë kabinetin e ri.
© Panorama.al











