Minatorët, protesta vijon të hënën në Bulqizë

Jul 22, 2011 | 15:42

TIRANE- Duke deklaruar se protesta ne Tirane e arriti qellimin, kreu i konfederates, Kol Nikollaj ka bere me dije se protesta do te nderpritet ne fundjave per te vijuar te henen ne Bulqize.

Deklarata eshte bere pas mesdite, ku Nikollaj ka njoftuar kursin e ri te zhvillimeve te protestes. Sipas tij, bashkebisedimet mes paleve nuk mun dte quhen deshtime, por minatiret sipas tij do te protestojne deri ne nje marreveshje qe te shpjere ne realizimin e kerkesave te tyre.

Protestues nga Bulqiza, ne Tirane

Mbeshtetje per minatoret protestues ne Tirane nga te tjere minatore te Bulqizes.

Sipas protestuesve, sot rreth 60 minatorë të Bulqizës janë nisur ne drejtim te Tiranes, per t’iu bashkuar protestes se nisur ketu e pese dite me pare ne kryeqytet.

Minatoret megjithe takimet e vazhdueshme me perfaqesues te ministrise dhe firmes nuk kane arriten der me tani ne nje marreveshje per kerkesat e tyre qe synoune rritjen e pages, uljen e moshes se daljes ne pension dhe kushte me te mira pune.

“Do te protestojme serish para zyres se kryeministrit, pasi mendojme se ai e ka pasur kohen e mjaftueshme 4-5 ditore per te shqyrtuar kerkesat tone dhe duhet te na jape nje pergjigje”- tha Kol Nikollaj, kryetar i Konfederates, duke njoftuar edhe mberritjen e minatoreve te tjere.

Ai ka deklaruar se do te kete edhe nje takim me perfaqesues nderkombetare, te cilet jane vene ne dijeni me problemin e tyre. “Pasi te mbyllim edhe keto takim do te mblidhet komisioni i greves per te marre ne analize ecurine nje javore dhe te percaktojme axhenden per javen ne vazhdim”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura