Në Kajro kanë nisur sërish protestat. Një grup protestuesish sulmuan dhe i vunë flakën selisë së një prej kandidatëve për President, Shafiq Ahmed. Shafiq ishte kryeministri i fundit në regjimin e Hosni Mubarak dhe kalimi i tij në raundin e balotazhit i ka zemëruar protestuesit që e shohin atë si simbol të regjimit të vjetër. Balotazhi do të mbahet më 16 dhe 17 qershor me kandidatin e Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Morsi. Qindra veta u mblodhën në sheshin “Tahrir” duke shprehur zemërimin e tyre.











