Protesta në Athinë, përplasje polici-demonstrues

Feb 10, 2012 | 14:04

ATHINE- Dhune mes policise dhe demonstruesve ne protesten e sotme te sindikatave te sektorit publik dhe atij privat ne Athine.

Protesta vjen si reagim ndaj masave të reja që përmban memorandumi i qeverisë me kreditorët ndërkombëtarë.

Dy unionet më të mëdha sindikale, GSEE dhe ADEDY kane tubuar sot para parlamentit. Por gjate protestes ka pasur perleshje te dhunshme dhe jane shenuar protestues te lenduar.

Në grevë marrin pjesë punonjësit e administratës publike, punonjësit e arsimit dhe të shëndetësisë, ata të bankave, të ndërmarrjeve të transportit e të porteve.

Spitalet do të funksionojnë me personel sigurie, pasi në grevë marrin pjesë edhe mjekët.

Gjithë mjetet e transportit publik gjithashtu nuk do të funksionjnë gjatë dy ditëve, me përjashtim të trenit elektrik, që do të funksionojë në intervalin 10, 00 – 17, 00.

Në shenjë reagimi ndaj memorandumit të ri, kolegjet e avokatëve në gjithë Greqinë vendosën një abstenim triditor nga puna, që nga e hëna, 12 shkurt.

Së fundi, në të ashtuquajturën “grevë të bardhë” që nënkupton mungesë disponimi të plotë, i fton anëtarët e saj federata e punonjësve të policisë, duke shprehur “zemërimin dhe indinjatën” ndaj masave të reja.

© Panorama.al

Te lidhura