Protesta kundër vendimeve të gjykatës, Kajro në kaos

Jun 16, 2012 | 13:54

Kajro po hyn në një fazë të re kaotike që pas rrëzimit të Hosni Mubarak, pas rritjes së protestave mbi shpërbërjen e Parlamentit të vendit (Gjykata Kushtetuese vendosi se është zgjedhur ilegalisht) dhe kandidat për President është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-diktatorit Mubarak. Gjykata Kushtetuese e vendit, e cila përbëhet nga gjyqtarë të emëruar nga Hosni MUbarak, pak para largimit të tij nga pushteti vendosi se është e drejtë që bashkëpunëtori i Mubarak të garojë për President. Ndërsa Partia Vëllazëria Myslimane ka paralajmëruar se Egjipti po përballet me ditë të rrezikshme. Gjykata mbështeti të drejtën e ish-kryeministrit Ahmed Shafik në kohën e Mubarakut, për të vazhduar garën e tij për President. Vendimet u morën para zgjedhjeve të fundjavës në balotazhin presidencial midis Shafikut dhe kandidatit të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Morsi.

© Panorama.al

Te lidhura