Pas heqjes së pagës së trembëdhjetë dhe masave të tjera shtrënguese ekonomike që ka ndërmarrë qeveria spanjolle, nisën protestat. Zemërimit të masave ekonomike iu bashkuan edhe minatorët, pas vendimit për mbylljen e minierave të qymyrit. Protestat në Madrid u përshkallëzuan derisa e detyruan policinë të përdorë plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Rreth 23 persona u arrestuan. Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga plumbat prej gome. Ndërsa protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe shishe në drejtim të policëve. Në përleshjen që zgjati rreth një orë, pati 12 minatorë të plagosur, 6 policë dhe pesë pjesëmarrës të tjerë në marshin-protestë, sipas mjekëve.











