Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në Kukës

Jul 20, 2012 | 15:06
Nga protesta e sotme ne qytetin e Kukesit

KUKES- Që prej fillimit të këtij sezoni veror qyteti i Kukësit bashke me disa zona përreth po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Dega e Partisë Socialiste në këtë qytet ka organizuar sot një protestë para Bashkisë së Kukësit, me pjesëmarrjen e dhjetra qytetarëve, deputetit socialist të zonës, Asllan Dogjani si dhe anëtarë të Forumit të të rinjve socialist.

Aktualisht qyteti i Kukësit furnizohet me ujë 3 herë në ditë nga 30 minuta, kohë kjo e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetarëve për ujë në këtë kohë me temperatura mjaft të larta. Kjo sistuate vazhdon prej kohesh, por behet me alarmante gjate sezonit te veres.

Por, edhe në këtë kohë uji shpërdorohet në masë të gjerë nga lavazhet dhe lokalet në katet e poshtme të pallateve, duke bërë që në shtëpitë në katet e sipërme të mos shkojë asnjë pikë ujë.

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit ka nisur prej dy vitesh dhe kap shifrën e 3.5 milionë eurove. Puna e ngadaltë që ka bërë firma e kontraktuar ka sjellë edhe këtë gjendje. Punimet janë ndërprerë dhe kanë rifilluar disa herë gjatë kësaj kohe. Një pjesë e tubacioneve janë shpërndarë deri në hyrjet e pallateve, por ende nuk është bërë lidhja me tubat që shpërndajnë ujin në familjet e tjera. Rreth60 mijë banorë vazhdojnë të jenë pa uje te pijshem.

© Panorama.al

Te lidhura