Majkëll Olize ka qenë protagonisti absolut i miqësores që Franca luajti ndaj Irlandës së Veriut, duke shënuar 3 gola në këtë sfidë. Por ai u bë protagonist edhe me një ngjarje të cilën do ta shohim shpesh gjatë Botërorit 2026, pasi është “kurthi” i ri i FIFA-s.

Organizata ndërkombëtare ka vendosur të aplikojë rregullin e 10 sekondave për zëvendësimet, duke saktësuar se nëse një lojtar vonohet më shumë se kaq për të dalë nga fusha, zëvendësuesi i tij do të qëndrojë një minutë jashtë katërkëndorit.
Kjo ndodhi dje në minutën e 82-të, kur Olize u zëvendësua nga Kone në radhët e Francës. Meqë sulmuesi u vonua në daljen e tij, Kone u detyrua që të priste për më shumë se një minutë deri në ndalesën e lojës të radhës për të shkelur në fushën e gjelbër.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











