Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka vijuar të kundërshtoj në Komisionin e Ligjeve draftin për reformën Zgjedhore i dakordësuar mes PS dhe PD, ku teksa u ndal tek propozimi për 1/3 e listës së mbyllur, u shpreh se “ky është sistemi i lëpirjes së menderes së kryetarit”.
Alibeaj u shpreh se me propozime e sotme nuk ka më herës, por ndarjen e deputetëve në dy shtresa, ata të privilegjuarit dhe pala tjetër.
“Sot s’ka më herës. Ndahet në dy shtresa, deputetët e privilegjuar, janë aty për një arsye se lëpijnë mendrën e kryetarit. Ka ca deputetë të tjerë që përpiqen, që do të lëpijnë menderen e qytetarit”, ndërsa ironizoj duke thënë se “është mirë që kemi një sistem të lëpirjes së menderit të qytetarit”.
Alibeaj: Çështja e herësit meqë është edhe më e prekshme, sipas llogarive, 30% e listës është e mbyllur që do të thotë nga 46-47 deputetë të parlamentit tjetër do jenë deputetë edhe sikur 0 vota të marrin. Tirana ka 36 mandate, 1/3 janë 12. Do të thotë nga i pari tek i 12, sikur 0 vota të marrin, këta janë deputetë.
Nga i 13 e me radhë do ketë një garë. Po një parti që nuk merr dot 12?!Miminalisht 46-47 janë prurje e kryetarit. Më falni cila është ajo parti e madhe që merr kaq? Vetëm PS. Çdo parti tjetër që ka qenë e madhe, por nuk është më e tillë, me pak gjasa e kap këtë listë. Është rikthim tek listat e bllokuara të 2008. Ishte mirë herësi 10 mijë vota, se ndonjë si Majko e kalonte.
Sot s’ka më herës. Ndahet në dy shtresa, deputetët e privilegjuar, janë aty për një arsye se lëpijnë mendrën e kryetarit. Ka ca deputetë të tjerë që përpiqen, që do të lëpijnë menderen e qytetarit. Ky sistem që është sot është sistemi i lëpirjes së menderes të kryetarit, është mirë që kemi një sistem të lëpirjes së menderit të qytetarit. Lërë te hapur, kush e merr hallall. Do i dalë kundër kryetarit. Ky është demokratizim i partive politike.
Ndër të tjera, i ndalur te vota e diasporës, ai u shpreh se sipas tij asgjë nuk po bëhet, por thjesht po u hidhet hi syve emigrantëve.
“Jam kundër çdo varianti me postë. Shteti shqiptar le t’i çojë makineritë e votimit, të krijojë vendet e votimit, aty ku jetojnë shqiptarët, tu jepet garancia dhe standardi”, tha Alibeaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al