Propozimet e PS-së, tërhiqet Berisha

Sep 11, 2012 | 12:26

Gjate nje mbledhjeje te Grupit të PD

Kryeministri u kërkoi deputetëve të PD të afronin kohën e shqyrtimit të propozimeve të PS.

Nuk ka afat dyjavor, Topalli thërret Këshillin e Legjislacionit.

Maxhoranca tërhiqet nga qëndrimi i saj dhe fut në axhendë shqyrtimin e paketës kushtetuese të Partisë Socialiste. Edhe pse Parlamenti vendosi që ndryshimet kushtetuese të PS-së të shqyrtohen pas dy javësh, dje kryetarja e Kuvendit ka ndryshuar “programin”.  Pas mbledhjes së Grupit të PD-së, Topalli ka njoftuar se sot në orën 18:30 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, për të nisur diskutimin e paketës së ndryshimeve të opozitës dhe ditën e nesërme, në orën 9:30, do të nisin seancat dëgjimore me ekspertë dhe konstitucionalistë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura