Prokuroria franceze nis hetim për “Concordia-n”

Feb 3, 2012 | 12:20

Prokuroria franceze ka vendosur të nisë një hetim paralel për aksidentin tragjik të anijes “Costa Concordia” në brigjet e ishullit italian, Giglio, ku 32 persona kanë humbur jetën dhe trupat e 15 prej tyre nuk janë gjetur. Mes viktimave ishin edhe gjashtë shtetas francezë. Hetuesit francezë u shprehën se do të marrin në pyetje të mbijetuarit për të zbuluar rrethanat në të cilat ndodhi fundosja dhe procedurat e ndjekura gjatë evakuimit. Vendimi i Prokurorisë franceze erdhi pas ankesave të shumta të të mbijetuarve francezë, mbi mënyrën se si u trajtuan pas lëshimit të alarmit të përgjithshëm dhe komunikimit të vendimit për të braktisur anijen.

© Panorama.al

Te lidhura